KubFrance Tirana, eksperiencë interaktive kushtuar realitetit virtual

8

Me rastin e çeljes së Javës Kulturore Franceze, një hapësirë e re bashkëpunimi digjital nisi rrugëtimin e saj, me projekte inovative që do të lindin dhe zhvillohen në bashkëpunim me aktorët e Piramidës së Tiranës dhe inovacionin francez.

KubFrance Tirana është instituti i parë francez në botë i projektuar si një hapësirë digjitale për bashkëpunim dhe ndërmjetësim.

Aktivitetet e KubFrance Tirana janë falas për publikun gjatë gjithë javës kulturore franceze 13-19 maj, ku mund të eksplorohet një botë të re në KubFrance Tirana, një kioskë immersive dedikuar realitetit virtual, realitetit të shtuar, videolojërave dhe jo vetëm, për një përvojë të jashtëzakonshme kulturore.

Javët Kulturore Ndërkombëtare ftojnë këdo të bëhet pjesë e kësaj eksperience, për të festuar fillimin e një aventurë të re dhe frymëzuese. Aktivitetet do të zhvillohen nga ora 11:00-20:00.

/ata.gov.al