DPSHTRR: Rritje e numrit të mjeteve elektrike të regjistruara në vend

9

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë periudhës janar-prill janë regjistruar për herë të parë 818 mjete elektrike.

Sipas DPSHTRR-së, numri i mjeteve elektrike të regjistruara për këtë periudhë rezulton 370% më i lartë, krahasuar me periudhën janar-prill 2022, dhe 92% më i lartë, krahasuar me janar-prill 2023.

Në këtë periudhë 16.9% e mjeteve elektrike të regjistruara janë me 0 km.

Në total janë 4 120 mjeteve elektrike të regjistruara në vend.

Duke u ndalur të ndikimi në mjedis falë përdorimit të mjeteve elektrike, DPSHTRR bën të ditur se ka 1,079,760 kg CO2/vit më pak.

/ata.gov.al