Në 2020 u ndërtuan dhe rehabilituan 558 km rrugë të rrjetit kombëtar; Janë kryer 310 m punime te urat e dëmtuara

30

Rreth 558 kilometra rrugë janë ndërtuar dhe ristrukturuar në 2020 në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Pjesën më të madhe të volumit të punës e zë vendosja e sinjalistikës rrugore. Krahasuar me një vit më parë janë në total 23% më shumë rrugë të ndërtuara, të ristrukturuara, si dhe ka përfunduar vendosja e sinjalistikës. Në total sipas të dhënave në 2019 u ndërtuan 423 km rrugë.

Në 2020 është janë kryer 310 m punime për rikonstruksionin e urave të dëmtuara. Në vitin 2018 Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikonte të kryente ndërhyrjen në 7 ura të Shqipërisë ku shumë prej tyre ishin ndërtuar para 70 apo 80 vitesh. Ndërhyrjet parashikoheshin të kryheshin në urën e Tapizës e ndërtuar para 70 vitesh, Leklit, Dragotit, Zëmblakut me gjatësi 50m, ura në aksin Levan- By pass Tepelenë dhe Dragot-Tepelenë, ura e Vorës me gjatësi 318 km e ndërtuar para 80 viteve, ura e Kaliudhit 28 m.