Në 25 nëntor nis shpërndarja e banesave për familjet e prekura nga tërmeti

68

Këshilli i Ministrave ka miratuar tre vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me Rindërtimin.

Vendimi i parë ka të bëjë me adresimin e fondeve për Bashkinë e Tiranës për përshpejtimin e Rindërtimit në zonën “5 Maji”, në “Kombinat”, si dhe për infrastrukturën publike”.

Një vendim tjetër ka të bëjë me hapjen e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Bashkinë e Vorës në funksion të procesit të rindërtimit.

Nga data 25 nëntor i këtij viti nis shpërndarja e njësive individuale dhe apartamenteve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në vendim është përshkruar qartë mënyra transparente e shpërndarjes së apartamenteve. Që do të nisë nga familjet me ndihmë ekonomike, nëna të vetmuara, të moshuar të vetmuar, për pjesën tjetër do të veprohet me short publik transparent, që do zhvillohen nga njësitë vendore.

Qytetarët do jenë përballë shortit publik, familjet do jenë përballë një procesi transparent, që të mos ketë pikëpyetje. Brenda procesit të rindërtimit po ndërtohen 167 shkolla, duke përfshirë dhe ato që po bëhen nga donatorët