PAS 50 VJETËSH në punë, e për herë të parë që nga vënia në funksion, në vitin 1971, në hidrocentralin e Vaut të Dejës po kryhet rinovimi teknologjik dhe instalimi i një sistemi të ri modern funksionimi e menaxhimi të këtij HEC-i të kaskadës së Drinit.
Qeveria Shqiptare dhe KESH-i, në zbatim të strategjisë për zhvillimin e sektorit elektroenergjetik po investojnë në veprat e mëdha të kaskadës, për rritjen e eficiencës së prodhimit të energjisë elektrike si dhe përmirësimin e parametrave të operimit dhe të sigurisë në Agregatet HEC Vau Dejës.