Në janar nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës, koha e udhëtimit 19 minuta

64

Autoritetet shtetërore bëjnë me dije se në muajin janar do të nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës.

Synohet që koha e udhëtimit do të jetë 19 minuta dhe me rëndësi do të jetë se ajo do të përdoret për transportin e mallrave.

Në një të ardhme të afërt po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Po diskutohet ende për çmimin e biletës, treni do bëjë vajtje ardhje gjatë gjithë ditës, pasi tani Tiranë-Durrës janë një rajon ekonomik dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi mundësinë edhe të reflektojmë.

Rinasi do të arrihet shumë shpejt prej 9 minutash dhe do të evitojë shumë trafikun dhe do ta bëjë atraktiv gjithë sistemin.