”Në shkollë me çantën plot”, nisma për të ndihmuar fëmijët në vështirësi

196

Mirela është nisur drejt librarisë te Qendra Stefan, pranë Pazarit të ri, duke u bërë kështu një nga dhurueset e para të nismës “Në shkollë sot, me çantën plot”, me dëshirën për të plotësuar atë që i mungon fëmijëve.

Besmiri, tregon se kujtimet e fëmijërisë kanë qenë një nga ngacmuesit për realizimin e kësaj nisme. Së bashku me kolegët e tij në Radio 7, do të grumbullojnë mjete shkollore deri në datën 15 shtator për fëmijët që ngurrojnë të shkojnë në shkollë.

Ai tregon se ka është menduar edhe mënyra se si do të bëhet shpërndarja e këtyre ndihmave dhe si do të identifikohen familjet në nevojë.

Bashkë me Mirelën, ju ftojmë të gjithë ju që mendoni se mund të bëni një fëmijë të lumtur, të shkoni të kontribuoni në librarinë te Qendra Stefan.

Burimi: Top Channel