MASR: Ndalohen celularët në shkolla

358

Në vitin e ri shkollor 2018-2019, që nis më 17 shtator, nxënësit nuk do të lejohen të mbajnë celularë gjatë orës së mësimit.

Urdhri, i firmosur nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e tij, për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij.