Në Samitin e Dixhitalizimit në Beograd u nënshkrua marrëveshja e heqjes së shërbimit Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, e cila ka njoftuar sot heqjen e shërbimit Roaming për të gjitha vendet e rajonit.
Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi ekonomik, lehtësitë tregtare dhe heqje e taksave.
Tashme qytetarët e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbis nuk duhet të shqetësohen për komunikimin celular gjatë udhëtimeve brenda këtyre shteteve.