Nga 1 Janari, shtesë në pagë për të gjitha ata që paguhen deri në 50 mijë lekë në muaj

86

Nga 1 Janari dhe vazhdim, të gjithë punonjësit që paguhen deri në 50 mijë lekë në muaj nuk do të paguajnë më tatim mbi pagat. Kjo masë është pjesë e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat i cili parashikohet të kalojë në Kuvend bashkë me paketën fiskale dhe të shtrijë efektet nga viti i ardhshëm.

Me ligjin aktual  tatimi mbi pagën është zero deri në 40 mijë lekë dhe 6.5 për qind të shumës mbi 30 mijë lekë për pagat nga 30-50 mijë lekë. Tashmë norma tatimore prej 6.5 për qind do të hiqet, duke bërë që punonjësit me paga nga 40-50 mijë lekë të përfitojnë shtesë mbi pagë që varion nga 650 lekë deri në 1300 lekë/muaj për secili kufi. Nga kjo shtesë Ministria e Financave llogarisit që të përfitojnë afro 70 mijë punonjës në vend të cilët janë në këtë fashë pagese mujore.

Ndërsa jashtë objektit të projektligjitligjit të ri vijon të  mbetet  shtresa e mesme e popullsisë.  Sipas draftit, individët që paguhen mbi 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë në muaj nuk do të kenë asnjë ndryshim në taksim në raport me pagat e tyre. Tatimi për këtë kategori do të jetë i njëjtë, duke u llogaritur zero deri në 30 mijë lekë dhe 13% e shumës mbi 30 lekë deri në 200 mijë lekë. Formulë e cila zbatohet aktualisht.  Kjo do të thotë se iniciativa e financave mbështet më së shumti shtresën e paguar më pak dhe deri diku fashën e të mirëpaguarve. Ndërsa tatimi 23% do të aplikohet në pagat mbi 200 mijë lekë/muaj. Kjo është hera e dytë brenda vitit që ky ligj ndryshon dhe bëhen përjashtime të tatimit mbi pagat, pas ndryshimeve të bëra më 1 Prill. Efekti negativ në buxhet nga kjo masë llogaritet rreth 1 miliardë lekë.