Pas vajzës së artë, edhe trajneri i Luiza Gegës ngjit majën e Evropës

143

Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit, duke ngritur lart emrin e saj dhe të Shqipërisë. Atletja shqiptare shkoi në majën e Europës, duke arritur të fitojë edhe medalje ari në Kampionatin Europian të Atletikës.

Por pas arritjeve të saj fshihet trajneri Taulant Stërmasi. I cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme stërvitore me Luiza Gegën, duke arritur t’i marrë maksimumin. Puna e tij është vlerësuar nga Federata Europiane e cila e shpalli trajnerin europian të vitit.

Ka qenë vetë Gega e cila ka shpërndarë lajmin përmes llogarisë së saj në “Instagram”, ku përgëzon trajnerin Stërmasi për këtë vlerësim të madh