Nga berberët, taksistët e hidraulikët te gomisteritë e rrobaqepësitë! Kategoritë e reja që përfitojnë pagë nga shteti

162

Në mesin e javës së ardhshme qeveria do të miratojë Paketën e Zgjeruar të ndihmës ekonomike ku pritet që të përfshihen kategoritë që nuk kanë përfituar nga paketa e parë.

Në listën e kategorive që do të përfshihen  për të përfituar ndihmë financiare direkte ose indirekte janë profesionet e lira, gomisteritë, lavazhet, serviset, pastrim kimik,rrobaqepësi, berberët, hidraulikët, taksistët, punonjësit e transportit publik, punonjësit e agjencive turistike, punonjësit e kancelarive etj.

Rropaqepësitë e vogla, servise makinash etj. me ligjin në fuqi janë të hapura tani por me zakonin në fuqi faktikisht janë mbyllur sepse nuk ka fluks lëvizjesh.

Po kështu profesionet e lira, hidraulik të regjistruar, agjenci turistike, dizajner që punojnë me printime, taksixhi, të gjithë këta do të jetë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes.

Të gjithë pa përjashtim, se janë biznese të vogla të mbyllura de facto si rezultat i luftës. Edhe të gjithë ata që janë punonjës të linjës së transportit urban dhe interurban dhe janë në shtëpi sepse nuk ka lëvizje, do të jenë pjesë e paketës së zgjeruar”, tha kryeministri.