Një hapësirë e re kreativiteti, argëtimi dhe inovacioni po i shtohet Korçës në qendër të saj.
Bashkia me mbështetjen e Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Inovacionit ka filluar punimet për SALLEN E PROJEKSIONIT 360 GRADË brenda godinës së Qendrës Multifunksionale (ish Prefektura), sallë e cila do të shërbejë si vend organizimi për aktivitete kreative, kulturore, artistike si edhe do të jetë motori i ekosistemit të Startup – eve në Korçë.
Korça është një prej qyteteve që ofron më shumë hapësira dhe mundësi për të rinjtë dhe qytetarëve falë disa projekteve dhe programeve që zbaton. /Poal