Nis ndërtimi i urës në fshatin Bastar i Mesëm

431

Në fshatin Bastar i Mesëm të Njësisë Administrative Zall Bastar, 22 km larg qendrës së Tiranës, ka nisur ndërtimi i një ure “bailey”, e cila do t’iu shërbejë banorëve të kësaj zone, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe të produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt tregjeve të Tiranës.

Ura e fshatit Bastar i Mesëm ndodhet brenda territorit administrativ të Bashkisë së Tiranës, në Njësinë Administrative Zall Bastar. Ajo do të ketë kapacitet mbajtës 30 ton dhe do të jetë e pajisur edhe me sinjalistikë vertikale.