Nisin punimet për ndërtimin e Qendrës së Turizmit në qytetin e Korçës (FOTOT)

17

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka bërë me dije se tashmë imazhi i godinës së amortizuar të ish-maternitetit në bulevardin “Fan Noli”, do t’ia lerë vendin një godine totalisht unike dhe bashkëkohore e cila do të ketë jo vetëm dhoma për mikpritjen e vizitorëve, por edhe zyra workshop-i, sallë konferencash, restorant, etj.

FSHZH njofton se aktualisht punimet po ecin me ritme të mira në mënyrë që për festat e fund vitit Korçës t’i shtohet një tjetër aset në infrastrukturën e turizmit.

Sipas informacionit të publikuar kjo qendër turizmi ka si qëllim koordinimin midis operatorëve turistikë, rritjen e kapaciteteve si dhe promovimin e turizmit.