Nisin punimet për rrugën përreth liqenit të Paskuqanit

309

Fillojnë punimet për rrugën “Mustafa Lita” në Babrru, 2.5 kilometra e gjatë; një investim me ndikim të jashtëzakonshëm për banorët e zonës.

Deri më tani kjo rrugë ka qenë jashtë kushteve të lëvizjes e komunikimit, qoftë për mjetet ashtu edhe për qytetarët e kësaj zone. Projekti i kësaj rruge kap gjatësinë prej 2420 metrash linearë dhe një gjerësi prej 8 metrash, duke përfshirë të gjithë parametrat e një rruge me standarde bashkëkohore.

Investimi do të krijojë mjaft lehtësi dhe përfitime, qoftë për ushtrimin e aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale, por krijohet një mundësi e re për çeljen e bizneseve të reja duke pasur njëkohësisht edhe ndikim të drejtpërdrejtë në çeljen e vendeve të reja të punës.