Kanë mbetur dhe 400 metra/ Punimet drejt fundit, ja kur hapet tuneli i Llogarasë

8

Tuneli i Llogorasë, një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike, do të jetë hapur në të gjithë gjatësinë në fund të muajit janar të vitit që po vjen, pasi deri tani janë hapur 5.5 km nga 5.9 km që është gjithsej.

Puna po ecën paralelisht ehe për ndërtimin e tunelit ndihmës ku në të dy frontet janë hapur nga 1.7 km tunel.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me gjatësi 5.9 kilometra ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021. Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.