Nisma e re, Teatër Shëtitës të Kukullave nëpër lagje

266

Kjo pranverë i ka gjetur fëmijët e kryeqytetit me më shumë mundësi për argëtim. Krahas krijimit të këndeve sportive dhe të lojërave, Bashkia e Tiranës ka menduar që të tregojë kujdes edhe për edukimin e të vegjëlve me dashurinë për artin dhe të bukurën.

Teatri Shëtitës i Kukullave i Bashkisë së Tiranës ka nisur një tur shfaqjesh në lagje të ndryshme të kryeqytetit ku fëmijët do të mund të ndjekin pa asnjë pagesë personazhet e tyre të dashura të përrallave.