Një monedhë për Nënë Terezën…

59
A e dini se në vitin 2012, Banka e Shqipërisë, emetoi monedhën përkujtimore kushtuar Nënë Terezës.
 
Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.
 
Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.
 
Sot, përmes monedhës përkujtimore kushtuar “Nënë Terezës”, Banka e Shqipërisë përkujtoi shenjtërimin e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga të gjithë si Nënë Tereza.