Një shqiptar përzgjedhet si fitues për Çmimin Europian të Letërsisë 2017

312

Për herë të dytë Shqipëria renditet ndër vendet e përzgjedhura për të dhënë Çmimin Europian të Letërsisë, një çmim prestigjioz që starton qysh prej vitit 2009. Ndër pjesëmarrësit shqiptarë, këtë vit, këtë çmim e fitoi shkrimtari Rudi Erebara me romanin “Epika e yjeve të mëngjesit”.

Për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin “Otello, Arapi i Vlorës”. Çmimi Europian i Letërsisë (EUPL) është një çmim që shkon për talentet e reja në mbarë Europën dhe që nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore europiane, duke tërhequr vëmendjen ndaj trashëgimisë unike kulturore dhe gjuhësore të kontinentit.

Në Çmimin Europian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet. Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe. 12 fituesit e Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2017 janë: Rudi Erebara (Shqipëria), Ina Vultchanova (Bullgaria), Bianca Bellová (Republika Çeke), Kallia Papadaki (Greqia), Halldóra K. Thoroddsen (Islanda), Osvalds Zebris (Letonia), Ëalid Nabhan (Malta), Aleksandar Becanovic (Mali i Zi), Jamal Ouariachi (Holanda), Darko Tuševljakovic (Serbia), Sine Ergün (Turqia) dhe Sunjeev Sahota (Mbretëria e Bashkuar). 

Burimi: Gazeta Shqip