Një terapi e re është dëshmuar efektive kundër leucemisë akute mieloide dhe efektet pozitive të trajtimit janë theksuar nga provat klinike, por edhe nga një provë virtuale e kryer përmes inteligjencës artificiale, e prezantuar për herë të parë në Kongresin e Shoqatës Amerikane të Hematologjisë.
Dy studimet të quajtura ”Best of Ash”, u konceptuan nga instituti ”Romagna” për trajtimin e tumoreve nga Nino Amadori nga Meldola dhe u kryen në 30 qendra të rrjetit ”Fondazione Gimema” për nxitjen e kërkimit mbi sëmundjet hematologjike.
“Studimi ynë tregoi efektivitetin e programit të ri Vflai, i cili parashikon kimioterapinë e lidhur me ilaçin e ri venetoclax, te pacientët me leuçemi akute mieloide të sapodiagnostikuar të rinj dhe në moshë me rrezik më i lartë të përsëritjes’’, shpjegon drejtori shkencor i institutit ”Amadori”, Giovanni Martinelli.
Studimi u krye në 117 pacientë dhe u prezantuan rezultatet për 60 pacientët e parë.
Instituti kreu edhe një analizë të dytë përmes një testi virtual të quajtur “Propensity score”.
“Ne konsideruam një seri historike pacientësh me leuçemi akute krahasuar me trajtimin me Vflai dhe është parë se kjo qasje është jashtëzakonisht më e favorshme se kimioterapia konvencionale në përdorim”, nënvizon Martinelli.
ata.gov.al