Njerëzit e punës/ E nisi nga zero, sot Admiri ka një bujtinë me 15 dhoma dhe një restorant, 30 ha vreshta dhe një kantinë me etiketat e tyre

17

Në rubrikën “Njerëzit e bujqësisë“, ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, solli historinë e Admir Pupës, nga Fushë Peshtani i Beratit.

Ai e ka nisur me një fidanishte, të cilat i mbolli i ati që ka qenë agronom. Këto fidanishte i morën në zonat e tyre të Tomorrit dhe i shtuan dhe shartuan në mënyrë që të merrnin një produkt cilësor.

Pupa kujton se, verën e parë e kanë prodhuar në vitin 1996 dhe në vitin 2004 kanë ngritur kantinën e tyre të parë modeste. Më pas, ai shprehet se, në vitin 2011 kanë reastauruar kantinën.

Sot ata kanë arritur të kenë një bujtinë me 15 dhoma dhe një restorant, 30 ha vreshta dhe një kantinë me etiketat e tyre.

Sipas tij, etiketa e parë është bërë në 1996 dhe më pas ka ardhur duke u ndryshuar.

“Pasioni për verën dhe vreshtarinë më ka bërë që të arrij këtu ku jam sot, por vizioni ynë kurrë nuk do të kthehej në realitet pa mbështetjen e AZHBR-së”, shprehet Admir Pupa, 40 vjeç, nga Fushë Peshtan, Berat.