Njihuni me fermën më të madhe të mjaltit në Rajon, ndodhet në Shqipëri (FOTO)

208

Shqipëria është ndër prodhueset më të mira të mjaltit në botë. Klima, pasuri bimore e bën vendin tonë unike.

Kur flasim për mjaltin dhe bletarinë shqiptare, “Morava” është sot një nga markat më të mira brenda e jashtë vendit.

Është gjithashtu ferma më e madhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, që prodhon dhe ambalazhon mjaltin e nënproduktet e tij, të cilat shiten më pas në tregun vendas dhe të huaj. “Morava” grumbullon gjithashtu mjaltë prej fermerëve nga e gjithë Shqipëria.

Çdo vit “Morava” vizitohet nga rreth 2 mijë vizitorë që duan të kenë një eksperiencë unike nga zgjoi tek amballazhimi i mjaltit. Produket e saj eksportohen në Zvicër, SHBA, Kosovë etj.