Hapet një tjetër shkollë shqipe në Zvicër

16

Të premten e kaluar, më 7 shkurt 2020, nxënësit e Shkollës Shqipe në Bahenbyllah (Bachenbüllach) të Zvicrës filluan mësimet në gjuhën shqipe. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm në këtë ditë të parë shkollore, jo vetëm te nxënësit, por edhe te prindërit dhe veçanërisht te mësuesja e tyre Teuta Myrtaj.

Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër nuk kanë të ndalur. Nga javë në javë jo vetëm që rritet numri i nxënësve nëpër pikat shkollore ku ekzistojnë, por edhe vazhdimisht hapen shkolla të reja shqipe, të cilat përfshijnë një shtrirje më të gjerë të shkollave shqipe në të gjitha kantonet.