Njihuni me Jorgon, fermeri që ka mbjellë 8.5 hektarë tokë me arra (FOTOT)

71

Jorgo Loli, një fermer në Bodrishtë në Gjirokastër ka mbjellë gjithsej 8.5 hektarë arrë të përshtatur mirë me zonën, nga të cilat gjashtë hektarë e gjysmë janë dhjetëvjeçare.

“Kam 8.5 hektarë. Gati 1650 rrënjë. 6.5 hektarë janë 10-vjeçare, ndërsa 2 hektarë janë 5-vjeçare”, shprehet Jorgo, ndërsa thekson se deri tani e ka shitur prodhimin në tregun vendas, por synon që t’i eksportojë në të ardhmen.

Ai shton se ka marrë mbështetje nga IPARD, një traktor, një makineri për prerjen e barit dhe një pompë ujitëse, motopompë.