Nobeli në Kimi shkon për shpikësit e baterisë me litium

21

Nobeli për kiminë i ka shkuar këtë vit tre shkencëtarëve John Goodenough, M.Stanley Wittingham dhe Akira Yoshino, shpikës të baterive me litium. Të tre këta shkencëtarë, me zbulimin e tyre, kanë hapur rrugën për burime energjie të ndryshme nga karburantet fosile.

“Beteritë me jone litiumi – tha akademia mbretërore suedeze e shkencave, kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe janë përdorur për gjithçka, që nga telefonat celularë dhe lap-topët e deri tek mjetet elektrike. Përmes punës së tyre, fituesit e çmimit për kiminë, kanë shtruar bazat për një shoqëri pa kabuj dhe pa karburante fosile”.

Beteritë me litium po përdoren gjerësisht sot në telefonat celularë, kompjuterat personalë etj. Përveçse përdoren edhe në makinat elektrike, bateritë e rikarikueshme me litium mund edhe të magazinojnë sasi domethënëse energjie nga burime të rinovueshme si psh energjia diellore apo ajo e erës.

Tre shkencëtarët do të ndajnë edhe një cmim monetar prej nëntë milionë kronorësh suedezë ose mbi 900 mijë dollarë amerikanë.
Vitin e kaluar, çmimin Nobel për fizikën, e morën Frances Arnold, George P Smith dhe Gregory Winter për zbulimet mbi enzimat.