Nuk do i ndaheni çokollatës së zezë, ja çfarë thotë studimi shkencor

28

Është një lajm që me siguri do të kënaqë dashamirësit e ”arit të zi”.

”Çokollata e errët, e konsumuar rregullisht, mban larg depresionin, duke ulur rrezikun deri në 70%”, sipas një studimi të ri, botuar në revistën ‘’Depression and Anxiety’’.

Studimi u krye në 13 626 njerëz që morën pjesë në Anketën Kombëtare të Provimit të Shëndetit dhe të Ushqyerit ndërmjet viteve 2007-2008 dhe 2013-2014.

Konsumi i përditshëm i çokollatës u llogarit duke i pyetur ata të kujtonin se çfarë kishin ngrënë në dy periudha 24-orëshe midis tre dhe 10 ditëve distancë, ndërsa simptomat depresive u vlerësuan duke përdorur një pyetësor specifik.

Në përgjithësi, 11,1% raportuan se hanin rregullisht çokollatë, ku 1,4% prej tyre preferonin të zezën.

Sarah Jackson, i cili drejtoi studimin, thotë se rezultatet japin “disa prova” që konsumi i çokollatës veçanërisht asaj të zezës mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit.