Objekt me rëndësi të veçantë, nis restaurimi i Kullës së Sahatit në Krujë

14

Kulla e Sahatit, në Kalanë e Krujës, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, së shpejti do të kthehet në identitet.

Projekti pëpr restaurimin e kullës është realizuar nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHWB) dhe po zbatohet nga “Leon Construction”, nën mbikëqyrjen e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Kjo ndërhyrje është mbështetur financiarisht nga “Prince Claus Fund for Culture and Development.

Ndërhyrjet përforcuese do të ndahen në tre hapa: përforcimi paraprak i kullës, me fasha poliestri dhe binarë druri; përforcimi i plotë i kullës me elemente çeliku; instalimi i sistemit të monitorimit.

Dikur prej afro 16 shekujsh e identifikuar si edhe qendra e shtetit të Arbrit, kalaja e qytetit të Krujës, është ndërtuar mbi një kodrën shkëmbore të Krujës, me një lartësi prej 557 metra. Flamuri ynë kombëtar u ngrit pikërisht aty për herë të parë në 28 Nëntor 1443 nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.