OECD: Zviceranët kanë jetëgjatësinë më të lartë në botë

21

Meshkujt zviceranë kanë jetëgjatësinë më të lartë në botë, tregojnë të dhënat e fundit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Një djalë i lindur në Zvicër në vitin 2021 ka një jetëgjatësi prej 81,9 vjet, sipas OECD-së Pas Zvicrës radhiten Islanda, Norvegjia dhe Japonia. Aktualisht jetëgjatësia e grave në Zvicër është 85,6 vjet, kurse e burrave 81,6 vjet.

Numri i atyre që kanë arritur të njëqindtat në Zvicër është rritur vitet e fundit. Vendi regjistroi 377 persona që kishin mbushur të 100-tat në 1990, ndërsa 787 në 2000, ndërkaq aktualisht ky numër ka arritur në 1.888, sipas të përditshmes “Le Matin Dimanche”.

“Sipas vlerësimit të demografëve, çdo fëmijë i dytë i lindur në Zvicër pas vitit 2000 do të jetojë deri në të njëqindtat”, deklaroi profesoresha Daniela Jopp, e cila drejton një studim mbi njëqindvjeçarët në Zvicër në Universitetin e Lozanës, për “Le Matin Dimanche”.

Sipas Stephane Cullati nga Universiteti i Friburgut, ekziston një korrelacion midis nivelit të arsimit dhe jetëgjatësisë mesatare.

“Dallimet në jetëgjatësinë midis të diplomuarve universitarë dhe atyre që kanë përfunduar arsimin bazë janë të konsiderueshme, veçanërisht tek meshkujt”, tha studiuesi për kanalin e lajmeve Swissinfo.

“Në vitin 1994 diferenca mes këtyre dy kategorive ishte 7,6 vjet. Sot të diplomuarit në universitet jetojnë 8,8 vjet më gjatë në gjendje të mirë shëndetësore”, shtoi Cullati.

/ata.gov.al