Paga minimale për ushtarakët bëhet 55 mijë lekë, miratohet rritja me 7%

23

Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen e pagës për ushtarakët me 7%, duke filluar nga dita e sotme.

Sot në qoftë se je 18 vjeç dhe pranohesh në ushtri ose je kadet, paguhesh menjëherë 55 mijë lek dhe 10 mijë lek trajtim ushqimor, ndërkohë që paga mesatare është me vendimin e sotëm 87 mijë lekë.

Më herët, u miratua edhe vendimi për rritjen e pagës minimale, e cila nga 1 prilli bëhet 40 mijë lekë.