Panairi Librit në Leipzig, Kosova merr pjesë për herë të parë

89

Kosova për herë të parë prezantohet si shtet në njërin prej panaireve të librit më të vjetër në botë. Shtandi i Kosovës të enjten është hapur në Panairin e Leipzigut në Gjermani.

Kjo ngjarje kulturore ka filluar të organizohej më 1632. Janë mbi 130 tituj librash nga rreth 50 shtëpi botuese nga Kosova që do të qëndrojnë të ekspozuara në Panairin që zgjat deri të dielën.

Panairi në Leipzig njihet edhe si Panairi i Autorëve dhe Europës Lindore dhe Juglindore është edhe pse me përmasa më i vogël sesa në Frankfurt është në fokus të jetës kulturore gjermane dhe europiane çdo pranverë.

Me rreth 200.000 vizitorë dhe 3000 botues nga Gjermania dhe vende të ndryshme të botës, sivjet Kosova është risia e këtij Panairi.