Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë, Shqipëria prezanton potencialet e saj

13

Është çelur Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë, i cili po kthehet në një traditë të bukur për kryeqytetin e Kosovës.

Mes vendeve të tjera pjesëmarrëse Agjencia Kombëtare e Turizmit po prezanton në Prishtinë, Shqipërinë e të gjitha ngjyrave dhe shijeve, potencialin tonë turistik si një vend mesdhetar rrethuar me bregdet fantastik dhe male madhështore, që na bëjnë unik në rajonin tonë, për bizneset e kompanitë evropiane pjesëmarrëse dhe vëllezërit tanë të Kosovës, të cilët prej shumë vitesh përbëjnë pushuesit më të shumtë në numër brigjeve tona të Adriatikut dhe Jonit.

Gjithashtu AKT po prezanton edhe arritjet e Aplikacionit TEA, që premton të rrisë shërbimet këtë vit për të vijuar të prijë udhëtimet drejt atraksioneve të bukura të Shqipërisë.

Panairi i Turizmit i Prishtinës u mbyll ditën e djeshme.

/ata.gov.al