Pastrohen rrugët rurale në Fier, lehtësi në qarkullimin e automjeteve

2

Në Fier po vijon puna për pastrimin e segmenteve të rrugëve rurale, me qëllim lehtësimin e qarkullimit për drejtuesit e automjeteve.

Heqja e shkurreve anës rrugës siguron po ashtu edhe më tepër fushëpamje për drejtuesit e automjeteve, duke evituar në shumë raste edhe aksidentet rrugore.

Bashkia e Fierit po vijon me intensitet pastrimin e territorit në çdo njësi administrative.

Pastrimi i rrugëve rurale mbetet prioritet i punës së bashkisë, e cila ka vijuar pa ndërprerje për të siguruar lehtësi në qarkullimin e mjeteve.

/ata.gov.al