Përfitimet e jashtëzakonshme – Pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes

72

Zgjimi heret në mengjes sjell përfitime të jashtëzakonshme. Drita e diellit, ajri i pastër, qetësia ndikojnë në shëndetin fizik dhe mendor tonin.

Mengjes i hershem, vakt i plote

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës që nuk duhet anashkaluar. Nëse zgjoheni vonë, me siguri nuk do të hani mëngjes dhe organizmi juaj do të ketë një fillim të vështirë.

Mëngjesi është baza e të ushqyerit shëndetshëm në mënyrë afatgjatë dhe të ndihmon në shmangien e ushqimeve të shpejta e të pashëndetshme gjatë ditës.

Mprehtesi dhe nderveprim

Studimet kanë treguar që njerëzit që zgjohen herët kanë më shumë vetëbesim, janë më të mprehtë dhe të përqendruar por edhe më ndërveprues.

Zgjimi herët pakëson stresin dhe ju ndihmon të keni një sjellje më pozitive. Për më tepër nuk do të keni nevojë të nxitoni sepse koha do t’ju mjaftojë.

Shpërqendrimet në orët e para të mëngjesit janë të pakëta, ndërprerjet po ashtu.

Pas një gjumi të mirë, truri është gati t’i futet punës. Ju jeni më efikasë dhe punoni më mirë. Ata që zgjohen herët marrin vendime të mira, planifikojnë dhe vendosin objektiva.

Aktivitet fizik

Aktiviteti fizik herët në mëngjes nuk shkakton përplasje me planet tuaja ose punën gjatë ditës. Është thuajse e pamundur të anulloni një aktivitet fizik të caktuar në mëngjes në krahasim me ato të mbrëmjes që anullohen falë planeve të minutës së fundit. Stërvitja fizike sjell shumë energji për të përballuar ditën.

Finalizim i objektivave

Zgjimi herët nënkupton vendosje objektivash dhe detyra të arrira. Nëse i vendosni vetes një objektiv, ju do të përpiqeni fort që ta arrini atë. Do të jeni më produktivë dhe më të lumtur me arritjet tuaja.

Të zgjuarit herët do të thotë që ia keni kaluar të gjithëve, jeni më të qetë, më të organizuar dhe më të arrirë në krahasim me të tjerët që vrapojnë për në zyrë. Kur zgjoheni herët, keni më shumë kohë të planifikoni, mendoni, organizoheni dhe bëni strategji për arritjet e ditës.

Vetë përmbajtje

Zgjimi herët kërkon disiplinë. Kontrollin mbi jetën tuaj e keni ju. Do të pajiseni me aftësi për menaxhimin e kohës, do të jeni më të organizuar, më të vetë përmbajtur dhe më të qartë në ide dhe vizion.

Paqe dhe qetësi

Qetësia e mëngjesit është një moment që s’ka të paguar.Qetësia vjen në dy nivele: ajo fizike kur ju zgjoheni me diellin dhe nuk ju shqetëson askush; dhe ajo mendore, qetësi, paqe dhe qartësi.

Qetësia fizike është diçka që e përftoni kur flini vonë, ndërkohë që qetësinë mendore e merrni kur zgjoheni herët.Qetësia në të dy nivelet ju jep fuqinë e duhur për të përballuar ditën me sukses.