Përfundon rikonstruksioni i gjimnazit “A. Z. Çajupi” në Tiranë, gati për nxënësit (FOTO)

211

Nxënësit e shkollës së mesme “A. Z. Çajupi” do ta nisin vitin 2019 në klasa dhe hapësira të reja.

Investimi ka bërë të mundur përfundimin në kohë rekord të rikonstruksionit të plotë të godinës së vjetër të shkollës, por edhe ndërtimit të palestrës së re dhe mjediseve shtesë për laboratorët dhe dhomat e kaldajave.

Investimi i bashkisë së Tiranës bëri të mundur rikonstruksionin e plotë të godinës së shkollës së mesme “A. Z. Çajupi”, por edhe ndërtimin e një shtesë me 3 kate, e cila do të shërbejë për laboratorë, klasa dhe dhomën e kaldajës. Ndërkohë, është ndërtuar një palestër plotësisht e re duke qenë se palestra ekzistuese nuk i plotësonte kushtet teknike të sipërfaqes dhe ambjenteve ndihmëse. Palestra e re është pozicionuar në pjesën e përparme të oborrit.

Pjesë e punës ishte edhe vendosja e sistemit të ri të hidrosanitareve në godinën ekzistuese, kanalizimeve për ujërat e zeza dhe të bardha, ndërrimi i dyerve dhe dritareve, instalimi i sistemit me ngrohje qendrore, por edhe sistemimi i të gjithë territorit të jashtëm të shkollës dhe terreneve sportive që ndodhen në pjesën e pasme të saj.