Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

128

1- Ja bileta e rrallë/ Në 1937, Korçë-Tiranë bëhej edhe me avion…

Në vitin 1937, në Shqipëri operonte një kompani italiane fluturimi që quhej “Ala Littoria S.A”. Kompania kryente fluturimet Korçë-Tiranë dhe anasjelltas… më shumë

 

2- ‘Shtegu i Bardhë’, Shqipëria pjesë e atraksionit turistik 1930 km që kalon përmes Ballkanit

Via Dinarica është një shteg 1930 km që lidh nga veriu në jug, vendet e Ballkanit Perëndimor. Arteria kryesore e rrjetit, e njohur ndryshe edhe si Shtegu i Bardhë, kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë… më shumë

3- VIDEO/ Përfundon restaurimi Urës së Kordhocës, monument kulture që daton prej 1820

Kanë përfunduar punimet për restaurimin e Urës së Kordhocës në Lazarat, një monument kulture që daton prej vitit 1820. Punimet për restaurimin e saj u kryen nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës… më shumë

 

4- FOTO/ Suksesi i piktorit shqiptar, Edlir Reka triumfon në Moskë

Piktori shqiptar Edlir Reka është shpallur fitues në një konkurs në Rusi dhe tashmë piktura e tij do të qëndrojë në “Muzeun e Artit Modern” në Moskë. “Nuk kam fjalë për këtë, më besoni, dua shumë të flas… më shumë

 

5- Nga Roma, në Tiranë! Italiani: Në Shqipëri kam gjetur Amerikën!

Klaudio, një italian rreth të 66-ave, thotë se në Tiranë ka gjetur Amerikën. Sipërmarrës prej një jete ku riparonte automjetetet e koncensionarëve më në zë në Itali,  ka marrë valixhet gati një dekadë më parë dhe ka vendosur të jetojë në Tiranë… më shumë

6- Dita e Vullnetarizmit/ Dhurohen ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë

Stina e festave nuk është vetëm një moment për të festuar, por edhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit, sidomos për njerëzit në nevojë. Tashmë është bërë traditë, në muajin dhjetor në Tiranë organizohen një sërë nismash për t’iu gjendur… më shumë

7- Italia jep 165 mijë euro për mbrojtjen e shqipës mes arbëreshëve dhe hapjen e shkollave

Qeveria italiane ka lëshuar një fond prej 165 mijë euro përfshirë në buxhetin e vitit 2018, në mbrojten dhe vlerësimin e minorancave etnike .gjuhësore të pranishme në rajonin e Kalabrisë… më shumë

 

8- Prezantohet dokumentari “Lorik”, i cili i kushtohet jetës së Lorik Canës

Jeta dhe karriera e Lorikut po shfaqet në ekranet tona përmes këtij dokumentari, i cili është prodhimi DigitAlb me regjisor Andi Deçka. Në fillim dokumentari hapet me vendlindjen e Lorikut, Gjakovën, më pas vazhdon tek suksesi i madh në skuadrën e “PSG”… më shumë

9- Fier, çelet edicioni IV i grafikës shqiptare

Në Fier është çelur edicioni i katërt i grafikës shqiptare. Këtë vit marrin pjesë rreth 30 artistë nga të gjitha trevat shqiptare. Në ekspozitë artistët këtë vit paraqiten me një shumëllojshmëri stilesh ku në përmbajtje të tyre qendron realitet shqiptar… më shumë