Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

93

1- Revista Forbes speciale për kombëtaren e Dardanëve: Shkruan historinë

Suksesi historik i Kosovës në Ligën e Kombeve ka kaluar çdo kufi. Triumfi në grupin 3 të Divizionit D ka marrë jehonë dhe në mediat botërore, me prestigjozen amerikane “Forbes” që e ka cilësuar Kosovën si suksesin më të madh të Ligës së Kombeve… më shumë

2- Lajmi i mirë, nga 1 janari zero TVSH për inputet bujqësore

Për herë të parë pas 23 vitesh, nga 1 janari Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) do të jetë zero për inputet bujqësore. Pika e parë dhe themelore, lidhet me TVSH zero për të gjitha inputet bujqësore… më shumë

 

3- Panairi/ Tradita shqiptare e kulinarisë shkon në Bruksel

Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës për një aktivitet të veçantë. Në datat 26-27 nëntor në Bruksel do të zhvillohet panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”… më shumë

 

4- Lajmi i mirë/ Qafë Qelë-Fushë Arrëz, nis rehabilitimi i plotë i 45 kilometrave rrugë

Në kuadër të programit për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar filloi punën për rehabilitimin e plotë të aksit Qafë Qelë-Fushë Arrëz. Vlera e punimeve rehabilituese në këtë aks me gjatësi 45 kilometra do të arrijë në 8.7 milion euro… më shumë

5- “Korça pastron”; nxënësit, qytetarët dhe administrata largojnë mbeturinat

Mirëmbajtja e mjedisit ka rikthyer një inisiativë pastrimi në rajonin juglindor. “Korça pastron”, me këtë mesazh ka nisur largimi i mbeturinave dhe  gjithçkaje të dëmshme që prish imazhin mjedisor të qytetit… më shumë

 

6- Çmimet “KULT”/ “Amaneti”, vlerësohet si filmi më i mirë shqiptar i viteve të fundit

Filmi “Amaneti” i Namik Ajazit u vlerësua si filmi më i mirë shqiptar i viteve të fundit. Akademia e Çmimeve “Kult” e ka vlerësuar filmin me regji të Namik Ajazit me trofeun e më të mirit… më shumë

 

7- FOTOT/ Transformimi i rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore

Këto janë pamjet e transformimit të rrugës së re panoramike Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore. Kjo rrugë i ka dhënë frymëmarrje të re bujqësisë… më shumë