Ja 5 mënyra se si dështimi mund t’ju ndikojë pozitivisht

141

Dështimi është një nga proceset më të vështira gjatë karrierës dhe që nuk pranohet nga një numër i madh njerëzish. Por në të njejtën kohë ai është një prej mësimeve më të mira që gjithkush prej nesh mund të nxjerrë nga një situatë e caktuar.

Pasi ju ta keni kaluar momentin e vështirë të dështimit, ju mund ta shikoni këtë të fundit si një mundësi shumë e mirë për të mësuar dhe për të ecuar përpara. Pikërisht ky do të jetë edhe momenti i duhur kur ju do të jeni në gjendje që të ecni përpara, por tashmë duke qenë më të fortë. Më poshtë do të lexoni 5 mënyra sesi dështimi mund të ndikojë në përmirësimin e karrierës suaj:

1- Do të merrni në konsideratë mundësi të reja

Kësaj situate i përshtatet mësë miri shprehja, “Kur një derë mbyllet, shumë të tjera hapen”. Në momentin që ju dështoni, kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ju që të merrni në konsideratë një mundësi tjetër, të cilën kohë më parë nuk e kishit parë si të rëndësishme.

2- Do të dilni nga rutina juaj

Të ndjekësh një rutinë të caktuar nuk është një gjë e gabuar por të mos dalësh kurrë prej kësaj rutine është një gjë shumë e keqe sepse juve nuk do t’ju krijohet kurrë mundësia për të përparuar në karrierën tuaj. Një gjë e tillë ndodh zakonisht kur ju i druheni ndryshimit nga frika ndaj dështimit. Prandaj ju rrini në atë guackën tuaj të rutinës pa bërë asnjë ndryshim, por kur ju e provoni të dilni prej saj edhe në rast se do të dështoni, do të kuptoni se ndryshimi është më i mirë (edhe duke marrë në konsideratë rastin e  dështimit) sesa rutina e përditshme.

3- Nuk do t’i druheni më frikës për të dështuar

Dështimi është pasoja e parë që do të vijë në rast se një proces i caktuar pune nuk funksionoi ashtu siç ju prisnit. Por pikërisht kjo ju krijon juve mundësinë për të kuptuar se cilët ishin pikërisht ata faktorë që çuan në një situatë të tillë dhe rrjedhimisht të minimizoni mundësitë e një dështimi të dytë.

4- Do të shmangni të njejtat gabime

Dështimi mund të konsiderohet pozitiv vetëm në rast se ju mësoni nga gabimet tuaja dhe nuk e përsërisni të njejtin gabim për të dytën herë rradhazi.

5- Do të jeni më i thjeshtë

Nëse gjatë karrierës suaj ju korrni fitore pas fitoreje dhe sado e mirë që mund të jetë një gjë e tillë, mund të ndodhë që ju të filloni të mendoni se jeni të pamposhtur dhe që jeni më i miri. Sado i rëndë mund të jetë dështimi, ai është edhe një prej formave më të mira për të na mbajtur me këmbë në tokë dhe për të qenë sa më të thjeshtë.

Burimi: Revista Monitor