Përmirësoni kreativitetin duke konsumuar çaj

157

Çaji nuk ndihmon vetëm në ditë të ftohta për t’ju ndryshuar sadopak temperaturën e trupit dhe as nuk është i vlefshëm vetëm në rastet kur mund të jeni me grip, por tani duhet ta filloni dhe konsumoni më shpesh sepse do t’ju ndihmojë në përmirësimin e kreativitetit.

Sipas një studimi, pirja e çajit i bën njerëzit të jenë më kreativ. Vetëm një gjysmë filxhani ju ndihmon mjaftueshëm që t`ju inspirojë me ide fantastike pas disa minutash. Çaji përmban kafeinë dhe theaninë (një lloj aminoacidi) që përmirësojnë shpejtësinë e të menduarit, saktësinë dhe fokusin.

Studiuesit nga Universiteti i Pekinit, në Kinë, shprehen se kjo do të thotë që çaji ka një efekt pozitiv mendor. Ata besojnë se kjo nxit disponimin e njerëzve dhe i ndihmon ata të qetësohen në një mënyrë të ngjashme me meditimin.

Këngëtari Mick Jagger, shkencëtari Albert Einstein dhe autori C. S. Lewis janë disa nga të famshmit që kanë konsumuar shumë çajin.

Yan Huang, udhëheqësi i studimit, zhvilloi dy eksperimente 20 minutëshe në 90 studentë. Gjysma e nxënësve në secilën provë pinin deri në një filxhan çaj, tre minuta para fillimit të detyrave, gjysma tjetër pinte ujë.

Në testin e parë, atyre iu kërkua të krijonin një ndërtim “tërheqës” pa blloqe bllokuese. Dhe në të dytën, ata duhet të gjenin një emër “cool” për një restorant të ri.

Ata që pinë çaj arritën të shënonin mesatarisht 6.54 pikë në testin ndërtimit të ndërtesës dhe 4.11 në provën e dytë të gjetjes së emrit për restorantin. Ndërsa ata që konsumuan ujë, shënuan respektivisht 6.03 pikë dhe 3.78 pikë.