Përse sapuni nuk e lejon virusin të hyjë në ‘celulat’ e njeriut

93

Një nga këshillat kryesore në luftën kundër koronavirusit, përpos karantinës në shtëpi, është larja e shpeshtë e duarve pas çdo veprimi ose takimi.

Koronavirusi, poshtë pikave që e bëjnë të duket sikur mban një kurorë, ka një shtresë lipidesh, pra dhjami, që e karakterizon. Kjo veçori, e bën sapunin tejet të efektshëm ndaj këtij virusi, ashtu siç mund të ndodh me një pjatë me yndyrë, “që lahet më thjesht me sapun sesa thjesht me ujë” .

Por jo vetëm sapuni e pastron virusin, por sipas ekspertëve edhe “e deaktivizon atë, e pengon të hyj në celulat e njeriut”.

Ndërkohë, është e rëndësishme të nënvizohet sesi nuk mjafton që të lahen duart me sapun, por që nga fërkimi i duarve të krijohet shkumë, sepse shkuma siguron që viruset dhe bakteret e “mbytura” nga sapuni të ikin nga trupi. Dhe kjo është edhe arsyeja pse shpesh herë larja me sapun është edhe më e rëndësishme se larja me dezinfektantët me bazë alkooli