Përveç lotarisë amerikane, ja mundësia tjetër për të punuar në Amerikë

54

Përveç lotarisë amerikane, ka një tjetër mundësi për këdo që kërkon në punojë dhe jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada amerikane ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që janë në kërkim të punës nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara:

Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në  www.uscis.gov Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor.