Erkand Qerimaj është shpallur kampion Evrope në shkëputje, në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.
Qerimaj ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Medalja argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.