Polonia dhuron pajisje mbrojtëse për forcat zjarrfikëse të Lezhës

12

Në Lezhë u organizua sot ceremonia për dorëzimin e tridhjetë kompleteve profesionale me veshje dhe pajisje mbrojtëse personale për zjarrfikësit, që operojnë në territorin e bashkisë.

Këto pajisje sigurojnë mbrojtjen personale për zjarrfikësit gjatë operacioneve të ndërhyrjes për të shpëtuar jetë njerëzish, mbrojtjen e mjedisit, gjësë së gjallë dhe për të mbështetur zhvillimin.

Në zbatimin e projektit, Lezha si një nga bashkitë më të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, do të mbështetet edhe me një automjet zjarrfikës për zjarret urbane dhe pyjore, ndërtimin e Stacionit Zjarrfikës dhe një Kontejner Urban të Kërkimit dhe Shpëtimit me mjetet dhe pajisjet e nevojshme.

Ndihma ofrohet në kuadër të projektit “Forcimit të Kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë” financuar nga Qeveria e Polonisë nëpërmjet Fondit të Përshpejtimit të SDG dhe zbatuar nga PNUD në partneritet me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Ministrinë e Brendshme.