Porti i Shëngjinit, në Lezhë është nominuar për çmimin evropian të biznesit në Festivalin Ndërkombëtar “Triumfi i Biznesit & Nata Europiane e Ndarjes së Çmimeve”, që do të mbahet në Kanë, Francë në datat 6-7 tetor 2017.
I përzgjedhur si një “Histori Frymëzuese Suksesi”, çertifikata e çmimit në mbrëmjen Gala që do të organizohet në Kanë, do të merret nga drejtori i Përgjithshëm i këtij porti, Gjovalin Tushaj.
Porti detar i Shëngjinit, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë dhe është porti i vetëm në këtë zonë. Porti mban emrin e qytetit me të njëjtin emër “Shëngjin”. Pas viteve ’90 i është kushtuar rendësi zhvillimit të këtij porti duke u nisur nga pozicioni i favorshëm gjeografik, për të përballuar zhvillimin e gjithë zonës së veriut dhe më gjerë.