Presidentja e KE-së në Bruksel akomodohet në një banesë 25 metra katrorë

37

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, 60 vjeçe, ka vendosur të akomodohet në një banesë pranë zyrës së saj, në katin e 13-të të Berlaymont, selia e institucionit në Bruksel, konfirmuan sot shërbimet e saj.

“Ne mund të konfirmojmë se Von der Leyen ka kërkuar që të ketë një banesë me hapësirë prej rreth 25 metrash katrore pranë zyrës së saj për netët e kaluara në Bruksel”, theksuan bashkëpunëtorët e saj duke konfirmuar një informacion të së përditshmes gjermane “Die Welt”.

Ursula von der Leyen do të marrë funksionet më 1 nëntor. Çfarë shembulli modestie.