Projekt i ri në qytetin e Elbasanit/ Nis rikonstruksioni i rrugës “Iljaz Kosova”

33

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. FSHZH ka njoftuar se ka nisur një investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit i cili synon rikonstruksionin e rrugës “Iljaz Kosova” në Elbasan.

Rruga që do të rikonstruktohet përfshin segmentin nga kryqëzimi me unazën e qytetit deri tek varrezat e lagjes “Skëndërbej”.

Projekti përfshin rikonstruksion të rrugës, rrjetet e kanalizimeve, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, ndërhyrje në rrjetin elektrik dhe ujësjellësit si dhe gjelbërim.

Aktualisht kanë filluar punimet e gërmimit dhe hedhja e shtresës së zhavorrit. Ky projekt pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës.