Projekti nis këtë vit/ Banka Botërore do të rehabilitojë 30 ura në Shqipëri

9
Albania, Berat County, Berat, Mangalem, Ottoman houses and castle rock at blue hour, bridge over Osum river

Qeveria shqiptare do të nisë një projekt të ri për rehabilitimin e urave në Shqipëri, në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Zyra e BB-së në Tiranë bëri të ditur se, projekti i ri i ndërtimit të urave do të përmirësojë infrastrukturën e 30 urave në Shqipëri që lidhin popullsinë e zonës me pjesën tjetër të vendit.

Një rrjet rrugor më i mirë dhe më i sigurt në Shqipëri mundëson lëvizje më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, duke forcuar ekonominë.

“Nga projekti do të përfitojnë drejtpërdrejt 800,000 njerëz”, theksoi Banka Botërore në një njoftim.

Përmes këtij projekti të rëndësishëm Shqipëria do të ketë ura më të sigurta, të cilat do të përmirësojnë lëvizjen si dhe kontribuojnë në ribalancimin e rritjes ekonomike.