Projekti “Shtegu i mundësive”, IEVP Shënkoll me autoambulancë të re

7

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shënkoll, Lezhë mori sot dhuratë një autoambulancë për trajtimin e të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor, për të cilët gjykata ka caktuar masë mjekësore.

Kjo autoambulancë u dhurua në kuadër të projektit “Shtegu i mundësive”, i mundësuar nga Caritasi Shqiptar.

“Të dënuarit dhe të paraburgosurit i ka privuar nga liria ligji dhe drejtësia, por ne kemi për detyrë të gjithë bashkë t’u japim një mundësi të dytë që ato të kthehen në shoqëri dhe familje si qytetarë të riedukuar dhe riintegruar me realitetin e kohës”, tha Manja, në një postim në rrjetet sociale.

Manja u shpreh se, “mesazhi i humanizmit dhe i mos braktisjes së tjetrit kur nuk je i lirë është thelbi i bashkëpunimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kishën katolike dhe Caritasin dhe për këtë merita është e Arqipeshkvit Imzot Arjan Dodës, të cilin e falënderoj që nuk na ka lënë kurrë vetëm sa herë i kemi kërkuar ndihmë”.

/ata.gov.al