Pse bletët janë zyrtarisht si ‘Qeniet më të rëndësishme në tokë’ për njerëzimin

146

Në një takim të Royal Geographic Society të Londrës, Instituti Earthwatch shpalli bletët speciet më të paçmueshme në këtë planet.

Lidhja midis bletëve dhe bimëve është një nga bashkëpunimet më të gjera, harmonike dhe të ndërvarura në planet. Një marrëdhënie e krijuar gjatë një periudhe prej afro 100 milion vitesh ka çuar në krijimin e një diversiteti të pasur të specieve.

Ekzistojnë më shumë se 20 mijë lloje bletësh, megjithatë, një numër dërrmues i tyre, nuk jetojnë në koshere. Ato ndryshojnë në madhësi nga 2 mm në 4 cm dhe nuk përshtaten mirë me llojet e reja të bimëve.

A e dini që një koshere e vetme pjalmon 21 milionë lule në ditë ose 700 lule për bletë?

75% e të lashtave ushqimore që prodhojnë farat dhe frutat që konsumojmë ndikohen, të paktën pjesërisht, nga pllenimi ndërsa 87% nga kulturat kryesore të ushqimit në të gjithë botën mbështeten plotësisht ose pjesërisht prej bleteve. Kjo, nga ana tjetër, ushqen mijëra lloje kafshësh dhe shpendësh. Bletët janë arsyeja kryesore për larminë e specieve bimore.