Punimet në rrugën Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë

11

Në Korçë vijon puna për ndërtimin e rrugës Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë.

Vijon puna për ndërtimin e rrugës së re Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, një tjetër investim i qeverisë shqiptare që përveç lehtësimit të qarkullimit të automjeteve do të lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës me qendrat urbane, duke nxjerrë në pah natyrën panoramike dhe resurset turistike.

Aktualisht po punohet me ndërtimin e trotuarit, i cili do të lidh qytetin e Maliqit me Maliqin Fshat; ndërtimin e urës në kilometrin 6, ndërtimin e shtresave rrugore, mureve pritëse dhe tombinove rrethore.

Në këtë segment rrugor do të ndërtohen vepra arti të vogla, mure mbajtëse, mure pritëse, tombino box dhe rrethore, kuneta, kanal betoni, si dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.

/ata.gov.al